Dikur atje anijet ishin me vela të bardha.
Deti është i ftohtë, lahu në mbrëmje.
Mbi rërë ndjen nxehtësinë e diellit,
përzier me afshin e tokës. Shtriu mbi të,
mbyll sytë, çlirohu, lëre të të prekë dielli.
Trupi yt do të flasë, është ende i gjallë.
Ndaj eja me mua në perëndim,
ti ke nevojë për të, ashtu si perëndimi
është i humbur pa ty.
Eja tek unë ashtu si je
Pa krehur flokët, jo e veshur bukur
si mike, si armiku i njohur
ose si njeriu që dua
Mos më bëj të besoj te humbja!
Në çdo gjë mungon diçka -Ti!






















