Ti je gjithçka poezia ime; je këpuca që më ngjit maleve:
Je dielli që më zgjon mëngjezeve.
Je ylli që më ndrit netëve.
Je hëna që më puth ballin.
Je uji që më shuan etjen.
Je malli që më kujton nënën.
Je forca që mbillte babai,
në malet dhe fushat e gjelbërta.
Je ylli që ndriçon netëve.
Je forca që më rrit fëmijët.
Je forca që më mban gjallë.
Je malli dhe dashuria.
Je lumi që derdhet deteve.
Je emri që mbetet në breza.






















