Suplementi Pena Shqiptare/ Bledi Ylli: Ndjesë nga miqtë e vërtetë”

Ata që lindin do të vdesin
si çdo gjë e ka një rradhë
Kush ka lindur për të shkruar,
do të shkruaj sa të jetë gjallë…

Sot do t’shkruaj për disa kokra!
Njerëz s’quhen gjithsesi.
Do t’ju jap udhëzim në shkronja.
Disa çaste dhe lavdi.

Sigal

Disa çaste do i mburr.
Dhe pse sillen si ”harbuti”.
Kokra janë, grua-burrë.
Do t’u jap lavdi-hajduti…

Shumë kam njohur këto vite
E tashmë i di shumë mirë
Gra, fëmijë, të rinjë, të reja
dhe familje, nënë e birë…

Nënë e birë ta hajë e mira
Si tenxherja dhe kapaku
Bëmë nënë që të të ngjaj
s’ke ç’i bën tërheqka gjaku.

E një tjetër vajzë e bukur!
Nënë e re dukej e brishtë.
Këto që thash ishin një anë,
ana tjetër morr me bishtë…

E kështu e shumë të tjerë,
që kërkojnë për pak lavdi,
katandisen më të mjerrë
se gjithë bota mirë i di.

Mund të shkruaja dhe më ashpër,
por kam cipë e s’ma bën zemra.
Herën tjetër ju betohem
do të bëj bejte me emra.

Kush ka lindur do të vdesi
Edhe unë ashtu si ti!
Unë gjithë jetën do të shkruaj
ti do të vjedhësh se nuk di !