Kemi kohë që nuk jemi shkruar,
i nderuari dhe i dashuri miku im.
Kjo pleqëria e shkretë paska halle.
dhe… nuk kam pasur ndonjë gëzim.
Dhe… mos prit të shkruaj për halle
Hallet na janë bërë bashkudhëtar sot.
Edhe Ti mund të kesh hallet e Tua
dhe…më shkruaj në mund të ndihmoj dot.
Mos më gjyko rëndë për ç’të them,
por unë e njoh mirë barrën e hallit
Ti ke akoma rrugë të vish tek unë…
ndaj ruaje si floririn djersën e ballit.
Thonë se miku njihet në kohë të vështirë
Është e vërtetë,por ne jemi miq të vjetër
dhe ne e kemi njohur njëritjetrin mirë
dhe nuk kemi nevoj për provë zjarri tjetër.
Ndj po pres me shpresë të kem gëzim…
Të paktën të nxjerrim mallin o miku im…






















