Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: E kam provuar magjinë e detit

19
Sigal

Përhumbur isha në krahët e tij,

por nuk më mbajti, ndonëse ju dhashë.

Mbase nuk isha e denjë për magji,

apo më deshi më shumë se aq…

 

Më zgjoi më la të shkoj,

më bëri të besoj se në breg dola vet.

Që atëherë zbulova se midis brinjëve

më kishte vendosur një copëz nga vetja e tij.

 

Korbi me pendë të bardha të shfaqet

Çuditërisht vetwm ti e sheh të ndodh.

Je ëndrra nga e cila kemi frikë zgjimin

Jetojmë surrealen të pa coptuar, të plotë.

 

Në një jetë guralecësh që rrwshkasin,

drejt honit të ftohtë

Kërkojmë të gjejme

kush është e vërteta që ndodh?

Tani më në fund arrita të kem frenat e jetws.

Kanw mbaruar qëllimet për të shkuar diku.

Jam e lirë të mos zgjedh asgjë,

dhe zgjedhjet nuk më robwrojnë më!