Suplementi Pena Shqiptare/ Myzejen Konduri: Magjia e poezive të Poetit Agim Bajrami

Poeti Agim Bajrami, para disa javësh festoi ditëlindjen e Tij dhe promovoi vëllimin e ri poetik “Balada të Pambaruara”. Gjatë përshëndetjes pyeta:- Pse u dashurua kaq shumë me Poezinë Gimi? Me siguri Bashkëshortja aq e mirë nuk xhelozoi, por e toleroi se vetëm ashtu tek thurte vargje e shihte si Mbretin e saj…

Po tani pasi lexova poezitë në librin e ri, vërej se Ai ndoqi modelin e tij të bukur të krijimtarisë së vargëzimit, ku nëpër vargje ndjen herë bardhësinë e shpirtit, herë errësirën e përjetimit të  realitetit , herë dritën e shpresës, herë ndricimin e frymëzimit,.

NOA

Është tepër e dukshme se nëpërmjet poezive, Autori fokusohet në segmente të jetës që të ngritura në art, kalojnë procesin e krijimtarisë duke bërë shtysë dhuratën shpirtërore të përjetimeve të vargjeve, ndërtuar sic di Agimi. Vec veshjes figurative autori, qëndron krah lexuesit, duke I motivuar.

Poezitë e këtij vëllimi, peshojnë me tematikën e përzgjedhur e vargjet e bukura.që mbartin vlera.

Disa poezi rezonojnë problematika familiare e shoqërore, të trajtuara ciltër me një teknikë vargëzimi, tepër origjinale të Autorit.

Cdo poet në vargëzimin e poezive vendos nga vetja caste, ndjenja të tij me një qasje artistike ngarkuar me emocione sat ë forta aq dhe të bukura. Si mjeshtër I vargut, do të përrsëris disa nga vlersimet që I bëj krijimtarisë poetike të Agim Bajramit, krijimtarinë e të cilit tashmë e njohin të gjithë jo vetëm më librat, por dhe në faqet e gazetave më të njohura në vend. Edhe me këtë botim të ri, Ai si një varkëtar I sprovuar vazhdon të lundrojë sic din Mjeshtërisht, me magjinë e poezive që Poeti A.Bajrami, I “qan”:

Po sjell disa vargje të poezisë “Nesër”

Nesër do të jetë një ditë krejt tjetër

Me vargje e këngë, që duhen shkruar

Unë do të jem pak më I vjetër

Po asnjëherë një kohë e shkuar…

Poeti ka nisur vitet e mbretërimit me poezitë duke I dhënë shkëlqimin vargjeve  në krah të krijuesve  më të mirë, të vjetër e të rinj. Me fuqinë e përzgjedhjes së fjalëve, qëndisur me figuracion të pasur, duke besuar në forcën e mesazheve, vazhdon të mos lejojë merimangat të thurin perden e pengesave që errësojnë vlerat. Po e ilustroj;- “ Edhe një herë për idiotët”

Të mbysin me pështymë dhe zhurmë

Dhe fjalë të rënda porsi plumb

Idiotët janë kaq shumë, kaq shumë

Sa cdo betejë me ta, e humb.

Tek lexon poezite e këtij vëllimi të ri poetik jo me shumë faqe po si një Livadh Pranveror, ku frymëzimi I poetit të bën rrotullime të mahnitshme, spikat ndjeshmëria që është tepër e dukshme me mesazhet që përcjell për dhunën ndaj grave, ose mungesës së tolerancës mes fqinjëve që godasin njeri tjetrin.

Disa të vërteta që poeti mbart në vargje, janë përcëlluese dhe të jehojnë gjatë me mesazhet që përcjellin. Shpirti I trazuar I poetit, zgjon tam tamet e ndërgjegjes.

“Katër peisazhe nga Atdheu”

Dua ta kujtoj këtë mesditë, me cdo kusht

Por pa këtë sherr fqinjësh vulgarë

Ata mund të kishin goditur njëri tjetrin me grusht

Sikur mos t,I kisha ndarë.

Dua ta kujtoj këtë mbrëmje si përherë

Por pa këtë hënë, si portokall I papjekur

Sot nga I shoqi një nënë prap u ther
Dhe u cua në spital e vdekur

Mbi buzë Akoma kish ca klithma

Me pikëza gjaku të pa tharë

Më kot I luteshin fëmijët
Dhe plagët I puthnin, duke qarë

Drithërima e bukur e ndjenjave përhumbur në castet e dashurisë, kalojnë nëpër poezite e vëllimit që përzihen me vargje e strofa. Buzëqeshja, harbimi I erës, shija e puthjes, fuqia e dashurisë gjallon veshur me figuracion aq elegant e fin. Po e ilustroj me vargjet e poezisë “Kur u njoha me ty…”

Kur u njoha me ty, duhet të ketë qenë

Muaji mars

Një ditë e veshur me blerime

Ndryshe s,do më mbetej ky petal

Shumë herë jam matur, që ta heq
Por në castin e fundit jam penduar
Ai s,do të ikë që andej për dreq
Si cdo relikë e rrallë, e cmuar
Harruar mbi këmishën time

Paudhësia e së keqes e gërryen vargun me fjalë tërë maraz. Poezitë e këtij vëllimi janë të kohës.

Poeti e ka ndërtuar tashmë vëndin e tij me maturinë si njeri, me talentin vecanërisht në poezi që të lenë mbresa, ku ndërthuret profesionalizmi I krijimit që lartëson temat, mesazhet e ndjenjat që përcjell në këtë botim të ri.

Më vjen mirë që dhe Shtëpia Botuese 2M me botues z. Aristark Osmani ka shënuar një sukses me botimin e këtij vëllimi poetik., Kopertina dhe punimi grafik i punuar profesionalisht nga studio e 2 M, me parathënien e Shpendi Topollajit, korrektimin e pasthënien e Fatmir Mingulit, I ka shtuar dhe evidentuar vlerat librit. “Balada të Pambaruara”

Mendoj që poezia e Agim Bajramit, tanimë, ka peshën e saj në krijimtarinë e kohës, që gjurmon traditën e më të mirëve.