Suplementi Pena Shqiptare/ Gabriela Mujaj: N’drit’ t’synit

Ai më përgjon mshehtas
e përgzihet n’gaz,
kur n’për kthina kujtesh
i del syni ‘em bojkaf’.

Paj, po njata sy tijna andrrues,
Pra…

NOA

Njata sy më dalin n’andrra;
në andrra më dalin.
E prej andrrës z’due me dal.
Se me dal s’e gjej.
Gjet’ e kam dikur
e po dikur e kam humb.
Humb e kam se m’ka humb,
e humb jena për kot gja.
Gja s’kenka kjo jetë!

Jeta,
krejt çka duem e zhgrra
për Tokë,
E kjo Tok’ ka me na marrë tanve.
Tan’ para Zotit kem’ me dal’
Me dal, e ater m’u nda n’për udh’
Udhët tona kanë me u nda,
do në zjerm e do n’hambar.

N’hambar…
Bashkë kem’ me qesh e kja,
me kja e qesh.
Se qesh mirë i fundit,
e njaj i fundit,
i pari ka me dal’.