Raporti : Amnistia Penale, ja kush përfiton nga falja dhe ulja e dënimit

35
Sigal

Me 110 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër, Kuvendi miraton amnistinë penale nga e cila do të lirohen menjëherë 700 të dënuar dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia do të pushohen menjëherë dhe 232 dosje. Përfitues nga amnistia janë gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 65 vjeç, të miturit, apo ata që kanë qenë 18 vjeç në kohën që kanë kryer veprën penale, ose nën këtë moshë. Ja raporti i plotë

Replikat kryesore të seancës parlamentare mes mazhorancës dhe opozitës

Amnistia penale merr mbështetjen e opozitës, debatet mes mazhorancës dhe opozitës në

Rreth orës 10:00 të së enjtes nisi seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, por disi më ndryshe. Disa tabela që mbanin si shënim targën e një mjeti të denoncuara nga opozita në një ngjarje të viteve më parë në laburatorin e kokainës së Xibrakës, ishin të shpërndara në tavolinat e çdo deputeti. Ashtu siç ishte dakordësuar edhe më parë, amnistia penale mori votat e nevojshme për t’u futur në rendin e ditës. Projektligji për amnistinë penale u miratua me 116 vota pro dhe 1 kundër. Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protestuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë. Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove. Po ashtu u miratua edhe amendamenti i parë i Gazment Bardhit me 113 vota pro për ndryshimin e datës për të përfituar nga amnistia deri në 31 mars 2024.

Qëndrimet për SPAK, Majko dhe Bardhi e nisin me replika

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko i konsideroi qëndrime të dyfishta qëndrimet e Gazment Bardhit ndaj SPAK. “Drejtuesi juaj e quan SPAK organizatë kriminale, kam një pyetje, kjo organizatë kriminale a jep drejtësi në këtë vend apo jo? Gjërat duhen thënë! Jo njëri ngrihet dhe e quan SPAK-un organizatë kriminale, dhe tjetri ngrihet dhe e lavdëron SPAK-un”, -tha Majko. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Gazment Bardhit. “Sa i takon SPAK, shko pyet Edi Ramën se për llogari të kujt e goditi SPAK për portin e Limonit. Nëse doni të bëni politikë me drejtësinë, padyshim dimë ne më mirë se gjysma e qeverisë është një ditë po, një ditë jo, në SPAK. Por ne nuk bëjmë politikë me SPAK, GJKKO apo me drejtësinë. Për ju drejtësia është e re sa herë goditet kundërshtarët politikë dhe e vjetër sa herë ju preken bashkëpunëtorët”, u përgjigj Bardhi.

Interpelanca për zonat e mbrojtura, replika me Kumbaron, Zhupa e quan Ministre Ndërtimi

Në interpelancën për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura Ina Zhupa tha se ndryshimi i ligjit është bërë me qëllim për të favorizuar ndërtimet në këto zona. Ajo e quajti ministren e turizmit si ‘Ministre e Ndërtimit’. “Deputetët u shprehën se spunton e morën nga një shkresë e ardhur nga kryebashkiakët socialistë, të cilët ishin të shqetësuar se nuk po shfrytëzonin zonat e mbrojtura dhe nuk kishin të ardhura. Kryebashkiaku i Cërrikut ishte shqetësuar shumë se nuk shfrytëzonte zonat e mbrojtura kur nuk kishte fare në territor zona të mbrojtura. Ligji ishte me porosi që Butrintin, Velipojën, Divjakën ta jepnin për ndërtim. Një ministre mjedisi që njeh vetëm betonin nuk e meriton më të quhet ministre e mjedisit, por ministrja e ndërtimit”, -tha Zhupa. Mirela Kumbaro tha: “Nga unë keni thjesht mirëkuptim për hallin. Po nuk jua zgjidhim dot ne. Sa ta zgjidhni ju mes vedi, ne do vazhdojmë të punojmë fort, të ecim shpejt, dhe vizionin e Shqipërisë Turistike, ShqipërisË së gjelbër, dhe Shqipërisë kampione të Ballkanit të vitit 2030, nuk e lëshojmë!”

Bardhi: Kush i zhduku fotot për Xibrakën? Balla: Shko pyet Saliun poshtë ballkonit

Laboratori i kokainës në Xibrakë është shndërruar në mollë sherri në seancën e kësaj të enjte në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi foli në Kuvend për dosjen ‘Xibraka’, pas refuzimit që kryeministri i bëri interpelancës parlamentare për këtë çështje. Bardhi i bëri thirrje drejtuesit të prokurorisë së posaçme Altin Dumani, që të rihapë këtë dosje, dhe të vihen para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në laboratorin e kokainës në Xibrakë. “Pse nuk është publikuar fotoja e personit, që hodhën fall dhe i gjetën vetëm moshën? Kush ishte ky person, nuk ka raport të Forcave Operacionale, pa prova me foto dhe me video? Pse nuk u shfaqën këto pamje, dhe më pas të ndihmonin qytetarët në identifikimin e këtij personi? Dokumentet tregojnë të kundërtën, i bëj thirrje zotit Dumani, që të hetojë deri në fund këtë çështje, të vlerësojë rolin e punonjësve të policisë që kanë prishur provat, dhe të hetojë rolin që kanë pasur këtë dosje, dhe më pas e varrosën”,- tha Bardhi. Në reagimin e tij Taulant Balla tha: “Meqënëse ju keni besim te SPAK, pse nuk keni besim që ta hetojë edhe këtë çështje? Të takon për detyrën që mban. Detyrën e kryetarit të grupit parlamentar e kam bërë edhe vetë, duhet t’i qëndrosh fjalës, bëj kallëzim, jo informim, njoftim. Për kallëzim të rremë shkon në kokërr të burgut, shko bëj kallëzim dhe e mbyllim këtu. Shko te Saliu, Saliu e di kush është ai 45-vjeçari, kaq, ta thonë edhe ata të rreshtit të fundit”.

Tabaku: Qeveria po noton në korrupsion! Felaj: Ju edhe kur jeni, s’jeni

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare tha se qeveria po noton në korrupsion. “Deputetët duhet ta shfrytëzojnë më shumë Kuvendin për ndryshime ligjore .Unë vetë kam bërë propozim e për koncesionet dhe PPP, por sot është koha të flasim për to. Zero denoncime kanë ardhur në drejtim në SPAK nga administrata. Qeveria duket sikur është në një situatë perfekte, por nga ana tjetër noton në korrupsion. Në dosjet e fundit të SPAK kemi parë Drejtorët krijojnë kompani, marrin tendera dhe më pas leje për ndërtim. Kështu abuzohet me fondet”,- tha Tabaku. Por diskutimet e shpeshta të Felaj duket se ndezën debate mes saj dhe Tabakut. “Zonja drejtuese e seancës, më shumë flisni ju se deputetët. Ky Parlament po mblidhet sepse ju në mënyrë antikushtetuese keni votuar ligje pa kuorum. Mos na shpenzoni kohën duke dëgjuar ju më shumë se ata që flasin. na lini të flasim se për atë punë kemi ardhur këtu.” – tha Tabaku. I menjëhershëm reagimi i Ermonela Felaj që i tha asaj se: “Gëzohem që më në fund përdorët mikrofonin, se edhe kur jeni, s’jeni. Edhe ju ishit, ndonëse nuk e ngritët zërin si kolegët tuaj. Mesa duket ju pëlqen të llogariteni kur vjen puna te efektet e pagës.” – tha Felaj

Çupi: Dibra po boshatiset – Balluku: Njerëzit po kthehen, nuk po ikin

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shkëmbyer replika me deputeten e PD-së, Dhurata Çupin, ndërsa kjo e fundit tha: “Qarku Dibër është më i varfri për shkak të politikave tuaja dhe për shkak se koncensioni që përmendët ka vajtur 360 milionë Euro. Dibranët e kanë boshatisur Dibrën, ndërkohë që qeveritarët futen në burg. Është ironike që bëjmë debate këtu.” – tha deputetja demokrate. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i zëvendëskryeministres Balluku: “Nëse Dibra është e varfër, duhet ta vizitosh pak më shpesh, sepse njerëzit po kthehen, nuk po ikin për t’i kthyer kullat dhe shtëpitë e tyre në njësitë e agroturizmit. Dil pak nga zona dhe shiko si po ndryshon. Nëse dibranët na e njohin punën apo jo duket nga votat që kemi marrë në 14 Maj të 2023-shit, sepse dibranët dinë se si votojnë dhe shiko sa janë ato familje që po kthehen, sepse janë ndërtuar gjithçka tjetër që juve që flisni për veriun, nuk i ndërtuat.”

Kuvendi miraton me 110 vota pro Amnistinë Penale, përfitojnë 700 të dënuar

NEN TIT Raporti i plotë i Amnistisë Penale, kush përfiton dhe cilat kategori përjashtohen nga falja apo ulja e dënimit?

Me 110 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër kuvendi i dha dritën jeshile amnistisë penale nga e cila 700 të dënuar do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia do të pushohen menjëherë dhe 232 dosje të protestuesve të opozitës.

Me 110 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër kuvendi i dha dritën jeshile amnistisë penale nga e cila 700 të dënuar do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia do të pushohen menjëherë dhe 232 dosje të protestuesve të opozitës dhe 2700 në shërbim prove që do jenë përfitues .
Ka kaluar dhe amendamenti i parë i Gazment Bardhit për ndryshimin e datës për të përfituar nga amnistia deri në 31 mars 2024. Ndërsa kanë rrëzuar amendamentet e deputeti Enkelejd Alibeajt. Kuvendi ka publikuar edhe raportin e plotë të Amnistisë, ku tregohen kategoritë që përfitojnë dhe ato që nuk përfitojnë ulje apo faljen e dënimit. Me ndryshimet e fundit, janë hequr amendamentet që synonin t’i ulnin dënimet edhe ish-zyrtarëve të dënuar nga Gjykata e Posaçme, një kërkesë që e bëri opozita. Sipas kritereve të përcaktuara në draft përjashtohen nga vuajtja e dënimit edhe burrat kur në datën e hyrjes në fuqi të amnistisë, u ka mbetur pa kryer deri në 4 vjet burg, ndërsa grave kur u ka mbetur 5 vjet. Përfshirë gjobën apo dënimet alternative. Përfitues nga amnistia janë gratë mbi moshën 50 vjeç ose mbi këtë moshë, ndërsa për burrat efekti do të jetë kur janë mbi 65 vjeç. Nga amnistia do të përfitojnë edhe të miturit apo ata që kanë qenë 18 vjeç në kohën që kanë kryer veprën penale, ose nën këtë moshë.

Përfitues nga amnistia janë gratë mbi moshën 50 vjeç ose mbi këtë moshë, ndërsa për burrat efekti do të jetë kur janë mbi 65 vjeç. Nga amnistia do të përfitojnë edhe të miturit, apo ata që kanë qenë 18 vjeç në kohën që kanë kryer veprën penale, ose nën këtë moshë.

Do të amnistohen:
• Të dënuar burra me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet dhe persona.
• të dënuar me mbi 3 vjet, por që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim një periudhë deri në 3 vjet.
• Të dënuara gra me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet dhe gra, që janë dënuar me vendim të formës së prerë mbi 4 vjet, që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim një periudhë deri në 4 vjet.
• Personat e dënuar gra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.
• Personat e dënuar burra, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.
• Personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

Të gjithë të dënuarit përfitojnë nga kjo amnisti, duke parashikuar zbritje të dënimit, përkatësisht për gratë dhe të miturit 1 vit e gjysmë dhe për burrat 1 vit duke përjashtuar disa persona që kanë kryer vepra penale kundër jetës, ata që janë dënuar me burgim të përjetshëm apo subjektet që janë dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Lidhur me rastet e ndjekjes penale për vepra penale të lehta të parashikuara me dënim maksimumi deri në 2 vjet, të cilat përfshihen në këtë amnisti, shuhet ndjekja penale, procedimi penal apo kallëzimet e rregjistruara deri në 30.11.2023, përveç 24 veprave përjashtuese që i parashikon dispozita përkatëse. Afati i shtrirjes së amnistisë për shuarjen e dënimit dhe shuarjen e ndjekjes penale është data 30.11.2023.

Nuk amnistohen:
Nëse një person i dënuar përfiton nga kriteret e përmendura më lart, nuk përfiton nga amnistia, nëse veprat penale që ka kryer janë parashikuar si kritere ndaluese në këtë projektligj. Projektligji përjashton nga fusha e tij e zbatimit kategoritë e veprave penale që parashikojnë rrezikshmëri të lartë shoqërore ose të dënuarit që paraqesin rrezikshmëri të theksuar, të cilat në grupime të përgjithshme veprash penale, janë veprat penale të listuara në ligj lidhur me:
krimet kundër njerëzimit;•
krimet e rënda kundër jetës;•
veprat penale të kryera me dashje kundër shëndetit;•
krimet seksuale;•
veprat penale kundër lirisë së personit;•
veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit;•
veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes;•
vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike;•
vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve;•
veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve;•
vepra penale kundër mjedisit;•
krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues;•
krime që cënojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera;•
vepra me qëllime terroriste;•
krime kundër autoritetit të shtetit;•
vepra penale kundër drejtësisë;•
vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve;•
vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale.•
Njëkohësisht, nuk përfitojnë nga amnistia personat e dënuar me burgim për veprat penale të
parashikuara:
në nenet 79, 79/a, 79/b, 79/c, të Kodit Penal,
personat e dënuar me burgim të përjetshëm,
personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.Gjithashtu, përjashtohen nga amnistia personat që i janë shmangur drejtësisë.

Amnistia nga ndjekja penale

Përmes amnistisë, përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri më 30 qershor 2023 që kanë dënim maksimal deri në 2 vjet, edhe këtu me përjashtime disa nene të rëndësishme.

Amnistia “mollë sherri” mes deputetëve

Aministia penale u depozitua në Kuvend që në muajin dhjetor të vitit të kaluar, por për shkak të mos arritjes së dakordësisë mes palëve për të mundësuar votat, drafti u shty për 3 muaj me radhë.
Mbase më e dukshme
Amnistia, pazar që të përfitojnë hajdutët me poste si drejtorët
Enkelejd Alibeaj u shpreh për amnistinë penale se: “Sinjali që jep Kuvendi është që SPAK punon, heton, GJKKO dënon hajdutët dhe të korruputuarit, e parlamenti po i nxjerr nga burgu. Ne kemi kërkuar që protestuesit që janë dënuar apo janë në gjykim të mund të përfitojnë. E kemi quajtur pazar amnistinë, sepse propozimi i PS ka qenë që të dënuarit nga SPAK të mund të përfitojnë. Dhe Themelimi e ka pranuar. Kjo është aleancë antiSPAK mes PS dhe Rithemelimit. Pra, që të përfitojnë hajdutët jo me poste tepër të larta, por që kanë mbajtur një post në administratë si drejtor etj. Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit gjithashtu bëri kurban Reformën Zgjedhore”, -tha Alibeaj.