Mbylla sytë një çast dhe
imagjinova:
shumë flutura, dallëndyshe, fije bari,
yje dhe shumë net pranvere
e brenda meje ndjeva
të më pushtonte
Paqja.
Por në veshë më shungulluan
zhurma të largëta luftërash,
bomba që rrëmbenin jetë.
Dhe pyeta veten:
Kur ne njerëzit do t’i shërbejmë paqes,
si Natyra?






















