Suplementi Pena Shqiptare/ Armenida Qyqja: Bekimet e blozës

Pendët e një korbi në dritare më kujtojnë

se dhe e zeza nuk është aq e zezw sa duket,

Sigal

dhe i ka dobitë e veta.

Të shumta madje, thotë shkenca!

Kujtohem të numëroj bekimet.

Dhe kur loti err syrin tim,

dhe bloza derdhet e derdhet.

Asnjwherë nga e presim…

Hajt pra, bjer! -i them,

Shkundu mirë gjer në grimën e fundit!

Për ata që janë, t’i njohim të gjithë!

 

Nga zemra merrini fjalët

 

Me anije të humbura mw ngjajnë sot poetët,

që enden deteve pa hartë e pa busull,

Në një kohë të mbarsur vetëm me furtunë,

dhe në mendje më sjellin Orfeun e humbur…

O njerëz, mos e kërkoni fjalën në detin e paanë,

kur brengën e dallgëve e keni në zemër.

Shkruar netëve në pentagramin e gjakut,

sa herë nga ëndrrat pabesisht ju kanë rrëzuar…

Në pikën e lotit lëshojini anijet, o njerëz,

në turbullirën e tij, udhën të çajnë.

Ngarkuar do kthehen tek ju me dritën,

e mijëra fjalë dashurie ngarkuar në hambarë…