Suplementi Pena Shqiptare/ Elpiola Lluka: “Vjeshtë në arrati…” 

E sheh si vjeshta frymon tokën,

i artë është ajri që ne thithim.

NOA

Një gjethëz po të ledhaton kokën,

dhe flokët e derdhur ajrit i ikin…

 

Ti nuk sheh kuptimin e vjeshtës,

as gjethet se përse po bien.

dhe rrugët gjarpëruar mes të thjeshtës,

brenda shpirtit symbyllur të shpien…

 

Asnjëherë nuk pe degët në formë zemre,

që heshtur kacavirren të të përqafojnë…

Të brishta duken duart e një femre,

u arratisen stuhive, që shiun të largojnë…

 

E sheh si vjeshta erdhi sërisht,

sinfoninë e muzgut do kompozojë…

Mesnatës me yje, ikën pabesisht,

dimrin e akullt përsëri do të dhurojë…

 

 

 

“Nata e errët’

 

Nata mban këmishën e zezë veshur,

dhe me heshtje, zhurmshëm flet…

Yjet gjithë qiellin kanë qeshur,

kur errësira shpirtin e thërret…

 

Nata prej Hënës puthjet i merr,

dhe shkëndijat e saj zemrën ndriçojnë…

Drunjtë e errët lagen në terr,

me gjethet e tyre retë i mbulojnë…

 

Nata është princesha e fjetur,

që ende puthjen prej diellit pret…

Ndienjat mbajnë mendjen e etur,

dhe qetësia mes shiut, hapat troket…