Vallëzojmë me sytë e lidhur
në dy skaje të skenës.
Dhe sinkronizojmë hapat duke përgjuar
frymëmarrjet e njëri-tjetrit…
A s’tha Shekspiri se bota është teatër?!
Ata prapa skenës mundohen
të na ngatërrojnë sa shumë.
Ndryshojnë muzikën sapo kordinohemi
dhe qeshim, bashkë me spektatorët.
Diçka shpotisin për planet dhe Zotin që qesh…
Ata qeshin, jo Zoti!
Ai është brenda therjes së shpirtit,
dhe vetë durimit…
“Dhe pak” i thotë shpirtit, “edhe pak!”
Ai s’e braktis kurrë dashurinë…