Suplementi Pena Shqiptare/ Elpiola Lluka: “Në Botën e Artë”

Në Botën e Artë u takova,

me gjethet që lehtas binin.

NOA

Vallëzimin e tyre dot s’kuptova,

kur njësh me tokën gjumë flinin…

 

Në botën e artë shpejt pashë,

blerimin sesi me flori shuhej;

dhe pemët me perëndimin i lashë,

që skuqej përtej natës i druhej!

 

Në botën e artë unë ndjeva,

pikat e shiut të rridhnin lumë!

Të njomë një gjethëz e rrëmbeva,

mbi tokë më mos flinte gjumë…