Unë ndjek diellin vazhdimisht,
dhe lumturitë i shumëfishojë.
Vetëm duke kënduar një këngë të thjeshtë
me të cilën,
botën, dua ta pushtoj.
Unë këndoj e s’dua t’ia di për gjë.
Si një këngëtar i përjetshëm, që diellin ndjek…
Si një këngëtar i pushtuar nga një ndjenjë e marrëzishme,
si një këngëtar, që këndon për qejf të vet;
këndoj këngën time.
Dhe diellin ndjek.
si një endacak i përjetshëm…
Këndo, e ec
si një këngëtar që s’dua t’ia di për gjë.
si një këngëtar,
që as nuk është parë këtyre anëve,
e ndoshta, as nuk do të shihet më.
Unë këndoj këngën time,
dhe me të në gojë diellin ndjek…
Aty- këtu, lë ca trishtime.
Aty-këtu, ca zjarre ndez.
Si një endacak i përjetshëm.
Këndo, e ec…! Këndo, e ec…!




















