Mes dallgësh rri i buzëqeshur,
dhe fjalët vijnë në valëzim…
Shkumëzuar tingujt e heshtur,
mister në hapësirën pambarim…
Sa lotë vallë ti ke tretur,
për të marrë këtë kaltërsi?
I ëmbël ky ujë paska mbetur,
në sy notuar veç lumturi…
Në brigjet ende të pashkelur,
vozisin mjellmat me hijeshi…
Një zemër puplash paska çelur,
në trupat e tyre plot bardhësi…
Më tej lundrojnë varkat e drunjta,
me diellin në horizont mbytur…
Rrezeve t’ju shpëtoja dot s’munda,
në ngjyrën e kaltër lë shpirtin zhytur…






















