Ngacmoi se*sualisht dy të mitura, pranga 36-vjeçarit nga Kosova në Durrës

40
Sigal

Një qytetar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 36-vjeçar akuzohet se ka ngacmuar dy 16-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrance 36-vjeçarin, banues në Kosovë, pasi ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mitura 16 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.