Tek ura mbi Lumin Ibër
kalimtarët janë të rrallë,
si retë e rralla në qiellin
mbi kokat tona
Tek Ura mbi Lumin Ibër
kalimtarët e rrallë
janë të heshtur,
si retë e heshtura
në qiellin mbi kokat tona.
Qiell i rimtë sykthjellët
me ndonjë re tek-tuk,
si kalimtarët tek-tuk
në Urën mbi Ibër.
tre qenushë endacakë të bukur
patrullojnë
mbi Urën e Lumit Ibër.
Kanë uri dhe na afrohen
miqësisht.
Futen në fokusin
e aparatit fotografik,
si miq të vjetër.
Nuk pyesin çfarë etnie ke?
Sytë i kanë miqsorë, lutes.
T’i ftosh në shtëpinë tënde në Europë
të luajnë me fëmijët,
të lehin gjithë gaz.
Kur kthehesh në shtëpi
nga udhëtimi në Mitrovicë,
nga Ura mbi Lumin Ibër
aty ku qentë endacakë të uritur
lypin miqësi jo bukë
për të mbushur
barkun e uritur
dhe vijnë e fotografohen me ty
sikur të jenë
pjestarë të familjes.