Suplementi Pena Shqiptare/ Dritëro Agolli: Vdekja e zogut të detit

215
Sigal

 

Në maj
Nuk e di ç’do të ndodhë në maj.
Mos të ndodhë ajo që na ndodhi në prill.
Dhe në ndodhtë, mos qaj,
si në prill, kur na vdiq një bilbil.
Ishin dy në kafaz…
Dhe në ndodhtë për tjetrin në maj,
ti mos qaj:
Doemos i dyti të parin në vdekje ndjek pas.
Dhe në ndodhtë kjo vdekje në maj,
për kujtim veç një këngë do mbash ,
dhe një pendë blu nē kafaz,
sidoqoftë në maj …
1997

Vdekja e zogut të detit
Zogut të detit krahu i thyer iu shërua një ditë,
por i thyer i mbeti.
Vdiq pastaj nën ullinjtë,
me vështrimin e zogtë nga deti.
Me ar perëndimi i lyer,
e çuditshme! Vdiq i shëruar,
veçse s’ishte shëruar mërzia për krahun e thyer.
11 prill 1997