Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo:

570
Sigal

Sa pak ia njohu shpirtin e bardhë,
sa pak e dashuroi ai, atë grua,
sa plagë i qepi zemrës me radhë,
për Perëndi, pse e bëri të vuajë?!

 

Bukurinë hyjnore që ia fali natyra,
askush s’ia kishte prekur më parë,
se kishte vrarë ndonjëherë mynxyra,
gushën dhe faqen e saj të bardhë.

 

Rendte qeshur perëndimit vjeshtor,
mblidhte me duar gjithë bukuritë,
ai ia rrëmbeu sa e hodhi në dorë,
egërsisht ia prishi gjithë hijeshinë.

 

Kur mbi hiret e saj, frynte lehtë era,
e burbuqja çelte gjirit ngadalë,
një stuhi e përzishme si ngaherë,
ia shkundte petalkuqet me radhë.

Kur vjeshta erdhi, ajo s’e ndjeu,
çastin e dikurshëm perëndimor,
atëherë kuptoi, se ai kish vjedhur,
gjithë stinët që çelin në kraharor.

 

Çdo gjurmë dashurie kishte fshirë,
dimri i acartë i tradhtisë së tij,
jeta e saj, rrënjë të cekëta në rrëpirë,
por ajo donte të rilindte sërish.