Kryemadhi: Në listën e PD vetëm kandidati vetëm kandidati i LSI në Kukës

174
Sigal

 

Në intervistën për A2 CNN, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi mënyrën sesi opozita e bashkuar do të hyjë në lista. Ajo tha se LSI do të fusë kandidatin e saj në listën e PD vetëm në qarkun e Kukësit. Hajri Laci nuk mund të hyjë në listën e PD tha ajo për shkak se duhej një femër dhe Vangjel Tavo do të garojë me listën e LSI.

‘Znj. Kryemadhi, kur shohim bashkëpunimet tuaja, taktika elektorale që keni llogaritur dhe që janë të hapura disa qarqe, dy ose tre prej tyre, ku do të fusni kandidatët tuaj në listat e Partisë Demokratike…
Ishte në diskutim qarku i Gjirokastrës dhe i Dibrës dhe Kukësi. Ne kemi lënë vetëm Kukësin , sepse në Qarkun e Gjirokastrës vetë Partia Demokratike mori përsipër duke thënë që e marrin mandatin vetë. Ndërkohë që edhe z. Tavo sigurisht që e merr mandatin, madje mund të merrnin edhe një mandat të dytë, prandaj Rama ia hoqi mandatin e pestë Gjirokastrës, pasi kishte frikë se mos e merrte LSI dy mandate. Ndërsa në Qarkun e Dibrës kandidati ynë kryesor që është Dr. Hajri Laçi duhet të ishte një femër për listën e PD-së që të hynim në një listë të përbashkët, kështu që ne automatikisht jemi të detyruar që të dalim me listë me vete. Mandati i Dibrës është një mandat i konsoliduar, pasi kujtojmë që në 2017-n LSI kishte kundër PDIU-në, Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste’.