Suplementi Pena Shqiptare: Dritëro Agolli: Kush nuk sheh veten

Dy macka qimebardha posi shkumës
Në pjatë hanin tok përshesh me qumësht.
Dy qen shikonin vëngër të mërzitur
Dhe kuvendonin, veshët duke ngritur:
-Këto nuk kanë fare edukatë,
Se futin hundët bashkë në një pjatë!—
Pas pak ju ra një kockë mu në këmbë,
U shqyen qentë, vap e vap me dhëmbë.
U bë potere, zhurmë e shamatë
Dhe macet thanë:“Ama edukatë! “
Sigal