Suplementi Pena Shqiptare/ Dr. Marinela Sota: Parlament pa qeveri!

Ajo që është alarmante është rënia e parimit të kontrollit dhe llogaridhënies së ekzekutivit para legjislativit. Kjo situatë është më e rrezikshme se madje dhe korrupsioni, që na ka ardhur deri për të na marrë shtëpinë. Sot, kemi një parlament pa prezencë të Kryeministrit dhe ministrave në seanca plenare dhe komisione, duke bërë që ekzekutivi të jetë më i fortë se përfaqësuesit e popullit, gjë që prek në themel kontratën sociale të shoqërisë me shtetin. Ne kemi rënë dakord që të kemi një shtet të kontrolluar nga parlamenti, kjo është republika parlamentare. Nëse qeveria nuk kontrollohet nga parlamenti atëhere kontrata jone me këtë shtet, i bie të ketë rënë. Deri këtu jemi, kjo do të thotë, që nuk klasifikohemi jo vetëm demokraci, por as demokraci funksionale. Eshtë tragjike, që dje për të disatën herë në parlament, një deputet i opozitës kërkonte Ministren e Shëndetësisë dhe siguria e vetme ishte që ajo ishte në planetin tonë. Si ajo, dhe të tjerët me rradhë. Tallja e Kryeministrit dhe ministrave me këtë parlament nuk duhet të lejohet më! Përndryshe, në duhet ta lirojmë veten nga kjo kontratë dhe të mos e njohim këtë qeveri!

NOA