Mitrovice
Sot jeta më dënoi,
Më përplasi, më lëndoi.
Të ngrej kokën, nuk më lejoi,
Në lypsar më shndërroi…!
Ti, në të bardha e veshur sot
Me buzëqeshje pranë më kalove,
Kokën nuk ule, shikim nuk e hodhe,
Me shumë kujdes, sërish lëndove.
Unë, i ulur në udhëkryq,
Në mëshirë shpresat mbështetur,
Një shikim, një buzëqeshje
Këtij lypsari të dashurisë se tretur.
Asgjë më shumë, thjesht një shikim
Një buzëqeshje ashtu… si dikur.
Shkrije akullin që në zemër ke,
Lypsari i dashurisë të lutet në gjunjë.
Për një grimcë dashurie,
Për një fjalë që më mbush jetë,
Një lypës këtë kërkon,
Ti mund ta shndërrosh në mbret.