Suplementi Pena Shqiptare/ Bledar Koçi: Pusi i etjes sime

11
Sigal

Qëndron atje, fëmijëria

dhe ikur, prapë më shtive mall!

Një rrugë pa rrugë tek ty më nis

të shoh, të prek, të t’vij vërdallë.

Ç’enigmë fshihje ujërash thellë,

kur grykës kthehej me kumbim?

Misteri shkiste nën çengel,

se ish e imja fishkëllimë.

Kaq herë gërryeva tëndes pllakë

një germë gjysmake, shkarravinë,

dhe gjurmët fshirë rreth teje qark

aty ku rrisja vegjëlinë.

Të lashë aty, dhe ika larg;

me gërmat gdhendur gjysma fjalë.

Tani i shkrehur mbi një varg,

sa herë që ti më shtie mall.