Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Presidencë Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare me ftesë të tij.
Presidenti Begaj nisi takimin kokë më kokë me Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein. Liderëve të dy shteteve iu bashkuan delegacionet përkatëse në një takim të veçantë.
Në takimin tête-à-tête mes Begajt dhe Abdullah II bin Al-Hussein u bisedua për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar. Begaj dhe
Abdullah II shprehën vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin. “Me rëndësi mbetet rritja e shkëmbimeve tregtare dhe e investimeve jordaneze në Shqipëri”, ka thënë Begaj.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi qëndrimin e Jordanisë në mbështetje Kosovës për njohje të reja dhe hyrje në organizmat ndërkombëtare.
Begaj ka shprehur gjithashtu se “Shqipëria mbështet hapjen e zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Jordani”. “Jordania, vend partner i rëndësishëm në krahun jugor të NATO-s. Iniciativa e Procesit të Aqaba-s, një nismë e suksesshme në luftën kundër terrorizmit. Jordania, kolonë e fortë stabiliteti. Të forcojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri.
“Shqipëria vlerëson rolin kyç të Jordanisë për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”.






















