Blushi sulmon Ramën: Çohu e fol o frikacak

434
Deputeti i PS-së Ben Blushi deklaron se kryetari i bashkisë së Kavajës e ka kërcënuar me mesazh dhe ka një pyetje për Ramën: Kush është ky Elvis apo Ervin Rroshi.

Blushi  akuzon Ramën se po mbron llumin e Shqipërisë të cilin e ka ngritur në piedestal

Ben Blushi: Kam një pyetje direkte për kryetarin e Rilindjes me që është sot. Para një jave në këtë seancë jam ngritur dhe kam thënë si ka mundësi që kryetari i bashkisë së Kavajës thotë se nuk mban mend.

Kam një pyetje direkte për kryetarin e Rilindjes me që është sot. Para një jave në këtë seancë jam ngritur dhe kam thënë si ka mundësi që kryetari i bashkisë së Kavajës thotë se nuk mban mend që jam dënuar.

Më ka shkruar një mesazh: O Blush jam Elvis Rroshi. Unë nuk kam bërë asnjë krim, siç thatë ju dhe dhe shumë shpejt do dalë për sqarim të publikut por borxh nuk të kam ty sa të kem qytetin Kavajës që më mbështet… ” Etj etj ka ca sharje që po ia kursej publikut pasi e neveris.
Kam një pyetje për ty Rama: Ky e ka emrin Elvis apo Ervin. Kush është ky që më çon mesazh sepse ti thua që e ka emrin Ervin ai thotë Elvis. Ky e ka numrin 0696007770. Kush është ky Elvisi apo Ervini sepse ti shkon në fushatë dhe thua sa mirë që e ka ndërruar emrin ky Elvisi. Pati një problem si të gjithë emigrantët dhe ndërroi emrin

Unë e neveris këtë qënie. Po të pyes ky si e ka emrin Elvis apo Ervin?

Ervini në KQZ si shkon si Ervin apo Elvis. Pyetja që kam për ty është pse po ia nxin faqen këtij vendi,. Ku e ke këtë aftësi për të grumbulluar kaq shumë të paaftë, Ervinin apo Elvisin në Kavajë, Shukriun në Peshkopi, Qazon në Elbasan. Isha para dy muajsh në Elbasan dhe e pe, më tha do të të vras se ke bërë një libër. Do të vras tha, ishte vetë aty. Dhe ti dole e the, njësoj është ky që thotë do të vras me ty që ke bërë një libër që ke ngacmuar ata . O zotëri kë përfaqëson ti! Gjithë llumin e Shqipërisë e ke ngritur në piedestal në Kavajë, Elbasan, Peshkopi edhe në Durrës po të duash ku ke vënë atë jastekun që e mban me vete në avion. Kush janë këta njerëz! Janë të gjithë me precendetë penalë. Këta po të rrëzojnë qytetet. Kjo është mënyra si po e mban pushtetin. Me këta njerëz që kur shkojnë në KQZ kanë frikë të thonë jam dënuar nuk jam dënuar . E ku e gjen ky guximin. E di ku e gjen ky guximin se një qytetar i thjeshtë nuk e bën dot, mendon se e mbron ti, që më çon mua mesazh dhe kërcënime, Elvis Rroshi! Nëpër lagjet e Tiranës kam parë me dhjetra si puna e tij. Cështja nuk është pse janë ata, cështja është pse nuk i mbron ligji. Sepse i mbron ti. Ngrihu këtu e thuaj si e ka emrin Elvis apo Ervin Rroshi. Dhe ke ndërmend ta mbrosh akoma pas kësaj apo jo.

Më pas ka nisur replika mes kryeminsitrit nga vendi dhe Ben Blushit po nga vendi.

Blushi i tha Rames : Çohu frikacak, pse e mbron Elvisin, çohu nëse je burrë.

Rama: Debatet i bëj me origjinalin jo me kopjet

Nderpritet seance per 2 minuta

Seanca u tensionua ndërsa deputetja Jozefina Topalli nga vendi i drejtohej Ramës. Në këtë situatë kyetari i Kuvendit u detyrua të ndërpresë seancën për dy minuta.
Dule e Paloka mbrojne Blushin kerkojne te thirret Byroja
Me të rifilluar seanca, kreu i PBDNJ-së kërkoi mbledhjen e Byrosë: Një deputet thotë se po kërcënohet. Ky është skandal më i madh në poduimin e kuvendit. Të mblidhet byroja.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka tha se: Po të jesh kundërshtar i Ramës këcënohesh me jetë.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ndërhyri duke deklaruar se do të thërriste në një bisedë deputetin Ben Blushi
Sigal