Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Ditë prilli

Sot pranverë, një ditë prilli,
po shetisja kuturu.
S’di ku më kish humbur ylli,
përmbi gurë, a përmbi dru.

Dhe sodisja rreth e rrotull,
pemë e njerëz të çdo moshe.
Futur dielli në një strofull,
përmbi gjoks të një kodoshe.

Sigal

Sa i zoti-thash me vete,
pushton male, pushton guva.
Shëtit pa varkë mbi dete
dhe i puth çupat te gusha.

Çfarë nuk pash unë atë ditë
dhe dy zogj mbi një degë thane,
putheshin, më plaçin sytë,
si dy miq të saj ane.

Hidh një hap, shiko diçka,
ikte ora si minuta.
Kjo ditë më bëri me krah,
ec e ec e nuk u nguta.

Më pëlqente çdo peisazh,
lulet çelur pemë më pemë;
dhe ashtu avash-avash,
iknin hapat merrnin dhenë.

Pastaj u ula diku,
të freskoj buzën e tharë.
Del një Zanë, ç’bëhet kështu,
ç’paska qenë kjo ditë e marrë.

Në qetësi jap porosinë,
ngulur sytë mbi tabaka.
O bobo-thashë më përpinë,
dy rrungaja të mëdha.

Si për pije mora ujë,
vapë ishte mbi tridhjetë.
Freskova buzët për bujë,
të dukesha më i qetë.

Po më kot mendia rrëmujë,
nga kjo ditë plot madhështi,
diell, zogj,vajza dhe ujë,
plot një det me dashuri.