Më thanë:
E vranë të mjerin taksist,
Për treqind dollarë në xhep,
Në një rrugicë të verbër me dritë të zbehtë.
…
Vinte nga motet e zisë.
Një ëndërr premtuar i buluroi kur shpirti iu kris.
Ra e u plas si shtatore më thanë.
Po, po!
Asaj rrugice qorre.
Diku më tej,
ngrihej në qiell
Statuja e Lirisë.