Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës, PS ruan avantazhin, Mundësia e sigurt për mandat

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 639 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 100541vota ose rreth 48.28%.

I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 72781vota, që përbëjnë 34.95%.

Sigal

Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 10288 vota, që përfaqësojnë rreth 5% të totalit të votave.

Tirana 2

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 6328 vota – 3%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 3429 vota – 1.6%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 484 vota – 0.23%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 243 vota – 0.12%

Lëvizja Bashkë – 5672vota – 2.72%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 7106 vota – 3.41%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 987 vota – 0.47%

Lëvizja Atdheu (LA) – 373 vota – 0.18%