Petrit Vasili: Maskarenjtë e qeverisë e dhunuan Xhiselën dhe duan ta nxjerrin në konferencë për shtyp për të mbrojtur dhunuesit dhe kriminelët

512
Sigal

Kreu i Grupit Paralamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përsëri me anë të statusi në Facebook për çështjen”Xhisiela”. Vasili shprehet se qeveria do të nxjerrë Xhiselën në konferencë për shtyp duke e dhunuar sërish dhe se nxjerrja e saj në konferencë për shtyp në vend të vënies së maskarenjve përpara drejtësisë është provë se maskarenjtë qeverisin.

“Emiljano Nuhun pasi e kërcënuan me vdekje kriminelët, dje të njëjtin kërcënim bëri edhe kryeministri zhabë, duke u bërë edhe ai vetë pjesë në krim. Bëjnë gjithçka për të mbrojtur turpin dhe gjestin e fëlliqur të deputetëve.”- shton Vasili në statusin e tij.

Më poshtë statusi i plotë i Vasilit:

Maskarenjtë e qeverisë e dhunuan Xhiselën dhe duan ta nxjerrin në konferencë për shtyp për të mbrojtur dhunuesit dhe kriminelët.

Qeveria do të nxjerrë Xhiselën në konferencë për shtyp duke e dhunuar sërish.
Pasi dhuna e ndyrë fizike dhe psikologjike ndaj saj është provuar botërisht, maskarenjtë duan të fshehin gjurmët, tu hedhin hi syve qytetarëve dhe mbi të gjitha: TË DEVIJOJNË VËMENDJEN NGA SJELLJA KRIMINALE E POLICISË, që e la pa mbrojtje vajzën, mbrojti kriminelët, braktisi oficerin Nuhu dhe mbylli çështjen.
Emiljano Nuhun pasi e kërcënuan me vdekje kriminelët, dje të njëjtin kërcënim bëri edhe kryeministri zhabë, duke u bërë edhe ai vetë pjesë në krim.
Bëjnë gjithçka për të mbrojtur turpin dhe gjestin e fëlliqur të deputetëve.
Nxjerrja e Xhiselës në konferencë për shtyp është vetëdemaskimi i kryeministrit dhe qeverisë në hall të madh, si dhe të bërë njësh me kriminelët dhe instrument i verbër në duart e tyre.
Nxjerrja e Xhiselës në konferencë për shtyp në vend të vënies së maskarenjve përpara drejtësisë është provë se maskarenjtë qeverisin dhe për këtë arsye këta maskarenj duhet të trajtohen nga populli si të tillë.