Suplementi Pena Shqiptare/ Bashkim Hoxha : Jeta është e shkurtër, por dita shumë e gjatë…

210
Sigal

Romani më i fundit “Një shaka e vogël me vdekjen” i publicistit, gazetarit, , dramaturgut dhe moderatori produktiv, Bashkim Hoxha, u promovua mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e Muzeut Arkeologjik Durrës. A mund të bëhet shaka me vdekjen? A kemi të bëjmë me heronj të antikitetit apo heronj të panjohur të ditëve tona? Është një roman për të kaluarën, apo një roman që i flet të tashmes dhe projektohet në të ardhmen? Këto janë disa nga pyetjet që mund të ngrejë secili lexues, që tashmë jo vetëm e ka marrë në duar, por edhe e ka lexuar këtë vepër që i shtohet morisë së botimeve të mëparshme të Hoxhës. Të pranishëm në promovimin e romanit të ri të Hoxhës ishin ministrja e Shtetit për Standartet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, deputetë dhe ish-deputetë të qytetit bregdetar, shkrimtarë dhe artistë si dhe dashamirës të librit.  I strukturuar si një roman me episode, në krye të secilit është një citat nga autorët botërorë dhe me personazhe që të risjellin në mendje heronjtë e letërsisë antike e klasike, romani “Një shaka e vogël me vdekjen” i Bashkim Hoxhës unifikon në vetvete ekzistencializmin e secilit prej nesh dhe përcjell disa mesazhe të rëndësishme që i flasin të gjitha kohërave dhe mbeten aktuale kurdoherë.

Bamir Topi,ish-President i Republikës

I pranishëm në promovimin e librit të Hoxhës dhe një mik i vjetër i autorit, ish-presidenti Bamir Topi tha se e sheh këtë libër si një mundësi që kushdo të rrisë dimensionin e tij kulturor.

Bashkim Hoxha vjen këtë vjeshtë me romanin e ri: “Një shaka e vogël me vdekjen”

Nga Skender Karriqi

Në këtë roman ngjarja strukturohet në episode dhe secili prej tyre motivohet me një citat prej klasikëve: Homer, Gilgamesh (personazhky), Shekspir, Çehov, Bulgakov, Tomas Man, Servantes, Huxley, Proust, Kundera, Flober, Dostojevski, Miller.Një bibliotekë e tërë me klasikë i paraprin rrëfimit, sipas njërit mi episodik, ku botët letrare ndikojnë dhe ndihmojnë njera-tjetrën, përtej qëndrimeve historiko-kritike diferencuese, duke komunikuar universalisht nëpërmjet personazheve, autorëve, citateve; shenja këto tëuniversalitetit, përndryshe kuptimit dhe transmetimit të mesazhit përtej kohës dhe hapësirës.Ka një thelbuni fikues ndërmjet Hektorëve, Akilëve, Gilgameshëve, Helenave, Margaritave, Don Kishtëve, Karamazovëve, Suanëve, Faustëveetj, nëpërkohëra. (Ka mundësi që ata tee vijnëedhenga e ardhmja…)Si asnjëherë në letërsinëshqipe, new romanin e rite BashkimHoxhës, autorët dhe veprat e tyre janë bashkë: një figure komunikimi që tee rrëmben kjo.