Lyon dhe West Ham kalojnë në fazën tjetër, Frankfurt bën detyrën

176
Sigal

Lyon u kualifikua zyrtarisht në fazën e 1/8 të Europa League. Skuadra franceze siguroi edhe matematikisht vendin e parë në grupin A, dy raunde para fundit, falë suksesit 3-0 ndaj Spartës së Pragës.

12 pikë në 4 ndeshje për francezët me golat e sfidës që u realizuan nga Islam Slimani që shënoi dy herë dhe Toko-Ekambi.

Hodhi një hap të sigurt drejt vendit të parë në grupin D dhe Eintracht Frankfurt që mposhti 1-2 me përmbysje brenda në Greqi Olympiacos. Kamada dhe Hauge iu kundërpërgjigjën golit të El-Arabit për vendasit.

Me këtë fitore Frankfurti kryeson grupin D me 10 pikë. Përfundoi pa gola ndërkohë supersfida e grupit B ajo mes Monacos dhe PSV Eindhoven me situatën që mbeti e pandryshuar pasi edhe Sociedad barazoi 1-1 ndaj Sturm Graz me tre skuadra që kanë shanse reale për kualifikimin. Siguroi kualifikimin për në fazën tjetër edhe West Ham që barazoi 2-2 në transfertën belge ndaj Gent dhe u ngjit në kuotën e 10 pikëve në grupin H me tre fitore dhe një barazim. 2-golëshi i alegjerianit Benrahma nuk u mjaftoi anglezëve.

Barazim 1-1 edhe në sfidën e grupit E mes Galatasaray dhe Lokomotivës së Moskës me Kamanon që iu përgjigj golit të Feghouli, ndërkoëhë që po 1-1 u mbyll sfida e luajtur në Danimarkë mes Brondby dhe Rangers e vlefshme për grupin A ku bën pjesë Lyon me golin e Ianis Hagi që nuk i mjaftoi skocezëve.