Suplementi Pena Shqiptare/ Azem Shkreli: Lirikë për lirinë

Azem Shkreli

LIRIKË PËR LIRINË

Sigal

Liria është ylberi im matanë grilave.!
Liria është gërshet i vashës me fjongë.
Kur rritet, e veshim nuse!
Kur shtohemi, i pijmë shëndet nga gjiri
Ajo është pikë në ujë, zog në qiell.
Kur flet, e kuptojmë si nënën.
Kur dhemb, dhemb në zemër.
Liria thinjet bukur, nuk plaket.
Kur vdiset, është e pavdekshme.
Kur vdes, i bëjmë vend në dhe të atdheut.
Liria është si Kosova, s’kam më fjalë të lirë.

KËNGË E HESHTUR

Ndër shtigje jete u ndeshëm, diku pa hir
dhe në valët e saj sa u nisëm me trumbasë…
Njëfarë ndeshtrashe më tha: mos është më mirë
Të të fal kujtimit, të të dua pa të pasë.

Që atëherë do re zymtie m’vijnë vërdallë
Si hija jote, po fjalën s’e shklet
Sadoqë veten ta shikoj më n’ballë.
Nuk kam guxim, pse droj pendimi m’vret.