Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: Në kohët që jetojmë

Në kohët që jetojmë,
shumë njerëz nuk mbajnë më fytyrën e shpirtit,
por maska që ndryshojnë sipas interesit.
Sot servilizmi quhet zgjuarsi,

hipokrizia quhet edukatë,
dhe arroganca vishet si madhështi.
Disa mendojnë se pushteti i parasë
i bën mbretër të botës,

Sigal

ecin me krenari boshe,
duke harruar se njeriu nuk matet
nga ari, që mban në duar,
por nga drita që ka në zemër.

Sepse ka njerëz të heshtur,
që nuk bëjnë zhurmë,
nuk shtiren,
nuk përkulen para të keqes,

dhe pikërisht ata
janë fisnikët e vërtetë të kësaj jete.
Një shpirt i ndershëm
vlen më shumë se një mijë fytyra të rreme.

Një zemër e mirë
ka më shumë madhështi
se çdo fron i ngritur mbi mashtrim.
Dhe koha…

koha është gjykatësi më i drejtë.
Ajo i rrëzon maskat,
i zbardh karakteret,
dhe ua tregon njerëzve

kush ishte dritë
e kush vetëm hijë.
Sepse servilët mund të ngjiten shpejt,
por kurrë nuk lartësohen.

Njerëzit e ligj mund të frikësojnë përkohësisht,
por nuk fitojnë respektin e shpirtërave të pastër.
Në fund triumfon vetëm një gjë:
ndershmëria që nuk u shit,

zemra që nuk u përlye,
dhe njeriu që mbeti vetvetja
edhe në një botë plot maska.