Suplementi Pena Shqiptare/ Marianthi Llukani: Ç’farë zhvillimi!

Erëra të forta na mpakin popullsinë!
Ikin fëmijët tanë, prej nesh larguar,
si njerkë për ta u bë vendi ynë,
Kur për ta askush nuk pati menduar.

Na ikin fëmijët, po na shtohen ndërtimet, makinat.
Shtimi i tyre nuk njeh pengesa,
pushtojnë Tiranën edhe rrethinat,
rrethuar nga ato edhe banesat.

Sigal

Lufta për hapësira sa shumë i josh,
rekordin thyejnë ato për dëndësi,
rrugë e trotuare nuk i lënë bosh.
Etja për pushtim kthyer në mani.

Zhurmë ndërtimesh e makinash pa pushuar.
Të merret fryma dhe nga ajër i rëndë.
Kalojmë midis tyre me zigzage të detyruar.
Të dhembin sytë, koka, të merren mëndtë.

Ndërtime, makina dhe para derës makina.
Zhurma e tyre në vend të harmonisë,
nga tymi që nxjerrin, ne jemi viktima.
Viktima të rrëmujës, të marrëzisë.

Ti s’mund ta dish se ç’pamje të pret!
Tek je në Dajt me ajër të pastër rrethuar.
Sheh poshtë dhe ngrin nga pamja e trishtë që të vret.
Tirana pa frymë, me mjegull të murme mbuluar.

Na ikin fëmijët, na shtohen makinat,
shtohen pallate me lartësirat garuar,
Më pak fëmijë, më pak oksigjen, më pak hapësira,
Zhvillim që të mbyt, zhvillim i çakorduar!