Suplementi Pena Shqiptare/ Liliana Shkodrani Baçi: Me poezinë kam ndërtuar atdheun tim

468
Sigal

Liliana Shkodrani Baçi

Më duhet të ndjek gjuhën që vrapon drejt qetësisë, po s’mund. Është gjuhë e poezisë kjo në rastin tim. Po! Rasti im! Liliana Shkodrani Baçi, që ndiej nevojën e shpëtimit të fjalës nga vetja, kërkoj të zgjidh  problemin që poezia ekziston vërtetë, apo jo. E kështu dialogojnë Liliana grua, nënë, bashkëshorte, mike, qytetare e punonjëse për të përballuar përditshmërinë shpesh të konsumuar në shpenzime të duhura e jo, me Lilianën poete. Arkitektoj kështu ndërtimin pyetje- përgjigje si më poshtë.
1-)Liliana grua, pyet Lilianën poete,: -“Përse shkruan poezi”?
Liliana  poete përgjigjet: -“Pse shkruaj nuk e di ende me qartësi, po që marrin pak kohë nga koha jonë, kjo dihet. Nuk është e rëndësishme që të kenw patjetër një kuptim, sepse shkruhen aq shpejt sa mund  të them që është një aktivitet spontan. Kur mendoj vitet e rinisë në fillimet e mia, karshi një lexuesi të ri në moshë, isha e pavetëdishme që të mendoja se poezia për mua ishte një domosdoshmëri. Isha vetëm kurioze për t’iu afruar personave që kontribonin për kulturën, më joshnin,  ndaj zbavitesha me vargjet filozofike, për të tërhequr vëmendjen e tyre, e kjo vërtetë ndodhi me miqtë poetw të asaj kohe.
Po pak nga pak, më e rritur, pashw qartë që brenda meje,  rritej bindja që pyetjet më të rëndësishme ishin të tjerat, si psh jeta, vdekja,  e gjithë kjo përmes të keqes së të jetuarit,  që e solli më shumw me vehte emigracioni në Itali në vitin 1998. Pyetjet vinin vetvetiu për gjithçka, për marrëdhëniet njerëzore shpesh të vështira që jo domosdoshmërisht  më përkisnin mua, po dhe kë kisha e shihja rreth meje, e kështu pas një vëmendje  të spikatur ardhur kjo nga karakteri kurioz dhe i ndjeshëm, nxirrja konkluzione spontane, e nuk e di si i lidhja me intuitën filozofike në vargje.
2-)Liliana grua:-“Kush të rri pranë, me kë bashkëndan emocionet që di t’i furnizojë poezia”?
Liliana poete:_ “Im shoq. Ai, e vetëm ai, që me durim më suporton që prej disa dhjetëvjeçarësh si bashkëshorte , si poete e që më bën të ndihem në gjithë humanitetin e tij protagonistja  kryesore, ashtu siç dua të ndihem. Po është i ashpër në kritikë, e para se t’i dorëzoj një shkrim, më duhet ta revizionojë vetw, sikur të jem përpara një provimi. Kjo më bën edhe të ndihem mëse normale, sepse ka një shpirt aq human në përditshmërinë tonë,  që besoj se i ka bërë shumë mirë shpirtit tonë të përbashkët në vite. Ndaj ndihem mirë në duart e tij, e ndihem me të vërtetë grua”.
3)_Liliana grua pyet akoma Lilianën poete:-“Në poezitë e tua shihet qartë një forcë shprehëse dhe ironike, dhe direkte, herë e dashur,  herë e ashpër.  Si e shpjegoni këtë kolovajse në tematikat tuaja?
Liliana poete: “Sepse poezia ime është dëshmitare e pazotësisë sime për të ndarë jetën e jetuar nga ajo e shkruar . Ndoshta është dobësi, ndoshta mrekulli, o ndoshta banalitet, ose ndoshta për të arritur majat e poezisë, po më beso Liliana, e gjithë kjo më vjen nga eksperiencat e jetës, nga privimi i të drejtave shpesh  edhe të atyre me elementaret, që siç thashë, emigracioni di si ti furnizojë. Po shkruaj edhe për dashurinë rinore timen e të bukurosheve sot, për vdekjen, për gjendjen shpirtërore kur e kam për tokë. I shkruaj, i trasformoj në dëshira në ëndwrra, në ngjyra lloj- lloj, në lot, në zëra e kështu , më duket sikur sikur poezia, është vërtetë kundër ofezave që na sjell jeta me gjithë banalitet e pashmangshme  të saj. Vërtetë që poezia më është një strofkull e mrekullueshme.
4)- Liliana grua:_ “Në poezinë tuaj siç ka shkruar dhe poeti, Petrit Ruka, vjen lirshëm gjithë universi grua, me vërtetësinë komplete shkruar nga një grua, përse sipas teje ndodh kjo?”
Liliana poete :_”Po e vërtetë! Sepse flas shpesh me shpirtin, me ç’do të keqe që më thumbon në gjak po edhe se kam njw marrëdhënie shumë neto me të vërtetën. Nuk përqëndrohet poezia ime në mënyrë të theksuar me temat e mëdha . Jam shumë e vogël përpara të mëdhenjeve poetw Shqiptarë të së kaluarës sidomos.”
5-)Liliana grua:- “A meqë jemi këtu,ç’farë mendoni për poezinë në Shqipëri, për poetët shqiptarë sot?
Liliana poete thotë këtë që mendon prej kohësh nga këqyrja e ndiekja e asaj sa kam mundësi të ndjekë,se poezia shqiptare e sotmja nuk ka arritur ende nivelin mesatar. Është e mbyllur në vetpëlqim, në një siguri të bindur aq sa secili mendon :”jam poeti më i mirë”. Kjo është aq e dëmshme sidomos për dy faktorë.
a) sepse poetët me emër ose famozë, për aq sa mund të japw famë poezia, janë në krizë e nuk e pranojnë.Vuajnë për këtë fenomen që ndiejnë e shohin po nuk i lënë vëndin të tjerëve e sidomos nuk janë akoma të gatshëm t’u hapin udhën të rinjve. I karakterizon indiferentizmi e nuk bëjnë asgjë për të përmisuar situatën, po duke vepruar kështu nuk do e përmirësojnë poezinë, përkundarazi… unë për këtë nuk jam e qetë.
b) Duke parë dhe jashtë kufijve tanë, vendet në rradhën e parë të poezisë, janë të pakta e të limituara ndaj shumë hynë përmes koridorësh që keqësojnë situatën poetike e dhe atë letrare.
6)Liliana grua, -“Liliana, ti përdor formën e vargut të lirë më shpesh. Çfarë diferencash bëjnë për ty karshi saj rima, sonetet, vargu tetë rrokësh ose njëmbëdhjetërrokësh?”
Liliana poete : -“Ndihem e realizuar në vargun e lirë sepse në këtë formë ndjekë mendimin, ndërsa rima që e përdorë,mendojë që muzika që i formon vendosë edhe për mua.
7)Pyetja e fundit Liliana : “Për ty siç e theksove të shkruash poezi është një kënaqësi. Po kur provon e të vjen vargu e s’ke mundësi ta shkruash kërkon ti mbash mend vargjet?”
Liliana poete: “-Jo! Të shkruash poezi është një proces i lidhur me vetëdijen, me brëndësinë. Shpesh është e pëlqyeshme ajo që provon,  po si mbaj mend se më lindin si surprizë e po mos e shkruaj menjëherë humbin. Nuk është shumë larg nga ëndwrrat e natës, aty ku lindin vargjet më të bukura që shpesh m’i rrëmbejnë orët e gjumit po nuk e konsiderojë sakrificë sepse:
ME POEZINË KAM NDËRTUAR ATDHEUN TIM. MADJE, KAM FORMUAR SHTETIN TIM TË GJUHËS, SEPSE REALITETI, FATKEQËSISHT ËSHTË NË DISPOZICIONIN TONË.