Suplementi Pena Shqiptare / Arsinoi Zengo Kallco: E dua më tha… e dua shumë…

Ishin netë të nxehta gushti ato ditë,

të cilat unë i kujtoj me kaq nostalgji dhe dashuri, sepse më kujtohet dita që i kishim thënë  “po” njeri- tjetrit …- tha ajo!

NOA

Aty siç ishim ulur në verandën e freskët,

një koktel frutash vërshonte në buzët e etura për pak ëmbëlsi dhe lagështi.

Ajo filloi të më tregonte misterin e dashurisë së saj!

Ehhh moj Arsi me pëshpëriti me një buzëqeshje dhe sytë që i shkëlqenin…e shihja që ishte kokë e këmbë e dashuruar pas tij!

Një çast më rikthehu dhe mua kujtimet dhe dashurinë time, duke buzëqeshur dhe unë u përpoqa t’i tregoj se të gjithë kemi një dashuri të cilën e mbajmë thellë në shpirt për mos e humbur kurrë!

Çfarë është dashuria e pyes?

Është diçka hyjnore– më tha…

Po tjetër i thashë përveç hyjnores çfarë është?

Nuk po më përgjigjej…

Dashuria i thashë është sakrificë,

është përkushtim, respekt, dhimbje, falje, ndarje, kthim është ndjenjë e papërshkrueshme të cilën e përjetojnë vetëm ata që dinë të dashurojnë!

-Ti e përshkrove kaq bukur saqë më le pa fjalë: – m,u përgjigj!

-Kështu dashuro ju përgjigja unë,

pa kushte e nëse dhe ty të dashurojnë në të njëjtën mënyrë thuaj që jam njeriu më me fat!

Sepse kush ka dashuri në shpirt është njeriu më i pasur në botë!

Më përqafoi fort dhe dy fjalë m’i tha si me ngadalë….

-Do të thoja se është me fat kush të ka në krah dhe kush të mban në zemër, sepse ti je vetë dashuri….Arsiiii!

Të nesërmen do të mblidheshim të festonim 1 vjetorin e njohjes së tyre ndaj unë kisha shkruar për dashurinë si dhuratë që mes tyre të ekzistonte përjetësia!