Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: “Gërshetim ndjenjash “

149
Sigal

Thashë t’i fluturoja mendimet;

ato mendime që më dalldisnin gjumin.

Mendime të cilat nuk mundja t’i kuptoja.

Ato që shpirtin ma kishin sakatuar!

 

Pak nga pak ishin shtuar;

dashurinë u kisha treguar.

Mundohesha t’u bëja ballë,

por në mëndje nguliteshin si halë!

 

Dallgë që fshehin misterin,

fryma që mbahet puthje vetëtimë .

Lëkura pikon epshin,,,, zjarrin.

Të dëshiroj këtë natë pambarimisht!

 

Thashë t’i fluturoja mendimet.

Ato më mbanin gjallë në jetë.

Kur ato arritën të mbaronin,

ti tashmë ishe i imi përjetë!