S’guxoj të të mendoj
se si një shi meteorësh më ndizet.
Puthja e fundit mbi buzë,
rrëmbyeshëm, papritur…
Por unë prapë të mendoj, tërë kohën,
si njeriu i akullnajve;
që sapo e ka zbuluar magjinë e zjarrit,
dhe s’di të ngopet me të…
Mos vono më i dashur!
Është prag gushti i prushtë.
Dhe unë tërë mendimet e tjera
që nga ai çast, i kam fshirë…




















