Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Si të harrosh?!

 

 

Sigal

Si t’harrosh vajzën, që dikur e ke dashur?!

Apo një plak të moçëm, të urtë?!

Një nënë, që ankohej për të birin?!

Dhe atë që plagosi duart?!

Si t’harrosh atë që lyp në trotuar, mendueshëm?!

Dhe një mësues që, bimë ka dalë e shet?!

Si t’harrosh atë hamallin e dikurshëm

që sot jeton i vetëm në qytet?!

Si të harrosh një refugjat, që del në port

dhe që s’ka lekë të paguaj biletën?!

Një nënë të vetmuar, që”Mirëmëngjes!”, kush s’i thotë?!

Dhe një mjek, që të ka shpëtuar jetën?!

Si ta harrosh…….. si ta harrosh?!