Në sa netë në gjumë s’kam rënë?
Jo s’kam dashur, por s’më ke lënë!
Hajmali të t’kisha vënë,
sa herë e kishim një zënkë.
Në ish ftohtë a në ish shi.
Në kish prush a në kish hi.
A në të mbaja mëri;
gjenim shkas për dashuri.
Me unazën e florinjtë;
në kala vumë kufijtë.
Mblodhëm gjithë dashuritë
dhe të bukurat çmenduritë.
Shpesh harroje dhe se vije
dorën mprapa se ç’e fshije!
S’kisha frikë se do më “lije”
por në gisht të kish marrë hije.
Por dhe unë kurrë s’tu ankova;
siç m’i thoje i dëgjoja.
Pak rëndësi në të besoja
që nga sytë të lexoja!
S’ka qënë gjithmonë shënd e verë.
Kur ra borë e lamë të bjerë.
Asnjëherë se kemi prerë
në çdo puthje kemi ndjerë.



















