Suplementi Pena Shqiptare/ Alma Jaku: Verë në grusht

355
Sigal

Falma ëndrrën sonte i dashur

Me fijet e saj ta qëndis qiellin

Arianës së mençur, të bukur

Udhës për tek ti t’ia tres fillin

 

E ëmbël si një grua poete

Verë me një grusht gështenje

Të hy etshëm nëpër vete

Dhe ta mpin beftë mendjen

 

Dhe gruaja jote e qetë, e urtë

Në pritje rri end pëlhura

Ti bjerresh magjisë sime, butë

Për tek ajo të humbet udha.