Suplementi Pena Shqiptare/ Albert Habazaj: Vlora, Deti, dhe Fatos Arapi

17
Sigal

prelud

Ta dish ti, det i bukur i Vlorës

Kë freskon Vlorërisht këtë mbrëmje.

Shëndet do të bëheshe për poetët,

Do të shteroje deri në çmendje!…

 

Nga Pogradeci e Saranda t’erdhën, o det!

Nga Kalabria, Gjirokastra, Fieri, Gjakova …,

Hemisferë floriri çdo poet.

Mjalt nga fjal’ e tyre për ty zgjodha.

 

Ti i pret mysafirët si Perëndi,

ne kthejmë krikllat e freskëta të birrës,

i mbushin përsëri në valët e tua,

në tufë pulëbardhash të gëzuara.

 

Pijmë birrë e valë, e këngë e zjarr,

e gurgullullojmë si rruaza xhevahiri.

Vargjet për ty burojnë ujëvarë,

i vemë kurorë një gjethe ulliri.

 

Krijojmë e ndezim diellin si Fatos Arapi,

si zogj furtune në buzë të detit!

S’është gjë takimi i mbretit me mbretin

para takimit të poetit me poetin!