Suplementi Pena Shqiptare/ Skënder Rusi: Ridimension

314
Sigal

E gjeta veten që më kishte humbur,
I hapa derën dhe brenda e futa!
Mes miqve që kam përqafuar
edhe puthur,
Tani e di mirë kush është Juda!

I gjeta sytë që më kishin ikur,
Skam për të thënë më
që jam i verbër!
Nga zjarret,tani e di,
kush duhet fikur,
Që mos e lemë të djegë
ndonjë tjetër!

E gjeta gjysmën time kryengritëse,
Mezi e njoha,aq shumë kish ndryshuar!
U desh kaq kohë,gjersa unë të bindem
Që jam i puthur dhe i tradhëtuar!