Suplementi Pena Shqiptare/ Ahmet Demaj: Poezia bashkëkohore shqiptare

525
Sigal

(Një Antologji)

Ka gati nja 10 ditë që m’u dhurua si libër nga një mik imi, sepse lundrojmë në “një lumë” të dashurisë për librin.   I këndshëm për t’u lexuar se merr një informacion të ri për poezinë bashkëkohore.Nuk më ka lezet muhabeti pa treguar diçka nga jeta. Diferenca e moshës me babain ishte 40 vjeç. Kur unë isha 30 vjeç, ai ishte 70. I zoti në muhabet, këngë e valle, mjeshtër në raki për të caktuar rregulla dollie. Vendosa t’i marr këtë pushtet babait. Në një dasëm, i ulur nga fundi i trapezave me gati 30 burra, pyeta të zotin e shtëpisë për dollibashët. Vendosa dhe u shpalla dollibash. Caktova 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7. Ishte rruga ku do shkonte dollia. U nxi babai, shokët e tij qeshën. Shkoi mirëdasma u kënaqa aq shumë sa gati u piva, por nuk u deha. U justifikova duke kërkuar falje për nxitimin, por u shpjegova nevojën për të mësuar e për t’u bërë burrë zakoni. U zbut edhe babai dhe filluan të më dërgonin sinixhi (përfaqësues të palës sonë te pala tjetër). Morali! Nuk ka antologji shqiptare të letërsisë dhe poezisë pa Naimin, Çajupin dhe përfaqësues të Rilindjes Kombëtare pa Lasgushin e Ali Asllanin dhe shkrimtarë të tjerë të viteve ’30, ashtu si pa Agollin, Kadarenë, Fatos Arapin dhe gjithë të tjerët e viteve ’60. Pa prezencën poetike të gjinisë femërore Mira Meksi, Mimoza Ahmeti apo Luljeta Leshanaku. Kështu mund të gjykojë ndonjë lexues i zakonshëm apo profesionist i kritikës. Unë jo. I bashkohem analizës së Prof. Dr. Valter Memishaj, i cili bën reçencën e këtij botimi. Ai thotë: Nuk ka “poet të madh”, nuk ka “poet të vogël”. Tendenca e këtij botimi është që 39 poetët e përfshirë me nga 8-10 poezi secili në një hapësirë 446 faqe thonë: Ej jemi edhe ne këtu! Na njihni, na lexoni, na inkurajoni edhe po të na kritikoni na bëni mirë se do bëhemi më të cilësuar. Kanë bërë një punë të lodhshme për një periudhë më shumë se dy vjet që shtatë poetë si grup pune seleksionuan gjithë materialet e dërguara. Respekt për të paharruarin Petrit Ruka, Petraqin, Namikun, Xhemilin, Rudinën dhe Rakela Zoga që e morën dhe mbajnë këtë përgjegjësi. Unë si lexues, që në fillim them se botimi sjell shpresë se poezia shqipe po zhvillohet në rrugë të mbarë edhe pse pa struktura kontrolluese, pa kritikë zyrtare letrare, pa mbështetje financiare, sepse (lekët dhe fondet e shtetit për kulturën harxhohen me shumicë për kulturën botërore e jo për mbështetje të këtyre projekteve). Libri hapet me poetin Frederik Reshpja me poezitë: Ku ishe ti?, Zemra ime, Vjeshtë 1990 e deri te e fundit “Dhimbje”, meriton të hap këtë antologji. Petrit Ruka: Poezia e tij një ligjërim hakejsh. Ishte më i mirë se vetja thotë një komentues. I mirë deri në ekstrem: Tre vargje të tij: Për shkak të jevgut “tim”, tek kazani i plehrave “që kur s’kam cigare”, i jap të vetmin”, nga goja ime”.

Kënga për gruan është kthyer në hymnin e familjes.

Poezia “Baba ne ikëm”. Kulm i spjegimit të tronditjes që pëson tradita. I pa përsëritshëm ndaj qendrimit për vendlindjen. Vazhdon me Valdete Antonin një intelektuale edhe një poete që e do dhe përdor bukur fjalën e gjuhës shqipe. Skënder Rusi i njohur në shumë organe. I pasqyruar në shumë antologji të vendeve të Evropës. Më tërhoqi vëmendjen “Jam i paaftë”. Jam i paaftë t’i bëj keq të tjerëve…

Po citoj 4 vargje:     dhitë hollojnë brirët/ në gurët e varreve pa zot/,

që si dele të shqyera/ në natën ujkore/,

/ Janë rrëzuar dheut të ftohtë.

Kush ka lexuar edhe herë tjetër dallon që bëhet fjalë për varrezat Çame. Po! Është poeti i Çamërisë Xhemil Lato, botues i mbi 20 librave me kërkesa të larta ndaj asaj që boton, si në planin artistik edhe në planin estetik. Shtohet harta me Rudina Bejo nga Durrësi. Edhe pse në emigracion boton në shqip 6 vëllime prozë e poezi. 10 poezi, si përvojë jete, si dëshirë për më të mirën, si kritik ndaj të keqes e bën për vete lexuesin që të lexojë çdo varg të saj. Namik Jahaj. I ardhur vonë në letërsi, por me shumë guxim. Poezia e tij të thërret ta lexosh me një frymë. Ka zgjedhë 10 poezi, por unë zgjodha të citoj “Lypsi”: Dora e lypsit/ lugëz mjerimi. Goja e dorës/ Folezë mallkimi/ Pesë thonjtë/ gjysëm kapak syri/ Pesë nepërka dimri/ Lemza gjinkallë trishtimi. Poezitë “Nëse”, “Xhai dhe lisi”, “Ike te retë” (kushtuar poetit P. Ruka), japin në publik atë portret shpirti që ka qënia Namik Jahaj si njeri. Zoi Dashi nga Fieri e Rudina Çupi nga Durrësi për të cilën Dritëro Agolli shprehet: Është semantika e së ardhmes poetike shqiptare. Xhelal Tosku. E lexoj gjithmonë në faqet letrare të shtypit.Të them të drejtën është i vetmi me 15 poezi.Të gjitha duhen të lexohen dy herë. Ervin Hatibi me poezinë “Afrohu”, “Atdheu turist”, “Auto”, “Mërzia” etj e veçojnë dhe i shtojnë librit një individualitet të ri. “Natës” jep idenë e një poemthi të ri. Një shkodrane, një muzikante e plotëson portretin e saj me prezantim në publik me vëllimin poetik ku janë shkëputur 7 poezi. nga Agim Vinca. Ligjërues i letërsisë shqipe. Nga Struga në Prishtinë. Të gjitha të bukura. Të gjitha edukuese, por më pëlqeu “E kuptoj mësuesin”: Pat ikur mësuesi im në Turqi/ Unë abetaren e laga me lot/ Në zemër më hyri fytyra e tij dhe s’më hiqet atë ditë e sot.

Primo Shllaku.I hollë në tematikë.I këndshëm në lexim.

Rakela Zoga. Futet në këtë botim duke u bërë pjesë e 33% të pjesës femërore jo se është femër, por është një poete me 6 botime që duhet njohur më shumë. Besnike e rimës, strofës dhe katër vargshit. Zydi Morava. I njohur dhe i respektuar për prurjet. Petraq Kote. Gjen vlerësime nga Moikom Zeqo, Perikli Jorgoni dhe është poet i klasit të parë thotë Adriatik Kallulli. Kam lexuar në F.B. shumë poezi të bukura të tij, që nuk i ka futur këtu. Shumë poezive të tij kisha mendim se ndonjë kompozitor mund t’u bënte muzikë. Janë me fjalor e gjuhë shqipe që e kuptojnë të gjitha moshat. Duke e ndërprerë komentin personal lind një pyetje: A duhet që poezia të zbut natyrën e lexuesit apo mendimet e lexuesit duhet ta ulin poezinë me këmbë në tokë? E thënë si e ndiej unë si lexues. Për veten e tij? Për lexuesin? Apo??? Shpend Sollaku. Me ekstrakti I – II – III – IV – V. Intermenxo dhe EPITAF. Demonstron se është futur aty se shkruan ndryshe nga të tjerët. Bukur! Nga Thomaidha Tanuçi. Komenti për të më njohur me një koment të veçantë. Levron me mjeshëtri forma vargëzimi si Haiku dhe Tanka (s’e njoh si model) rëndësi ka që ka përfaqësuar qytetin e Përmetit. Edhe pse jeton në Florida nuk shkëputet nga letërsia shqiptare këtë radhë

si krijues poezie. Të bukura poezitë. Shumë jetësore.Ja ç’na sjell nga modeli i ri i jetës.

Jemi bërë fqinjë grua/ fqinjë të heshtur/ Më lë në gjumë/ Në gjumë të lë, etj

Visar Zhiti: Model i disidentit, që dallon edhe në poezinë e tij shpirti i poetit si “Ambasador i paqes”,si model që duhet ndjekur. Bëm o babë të të ngjaj, ose: tek ka rrjedhur do pikojë, do të vejë soja në sojë. Këtë do të thoshja për Sidorela Riston, vajzën e Petraq Ristos. Idajet Jahaj. E frymëzon shumë vendlindja: S’jam në tokë/ jam në qiell. shtrydh me dorë/ një copë diell. Një tjetër vlonjat Faruk Myrtaj. Poezia e tij u pëlqye dje. Lexohet sot. Do mbetet për nesër. Nga Mitrovica Brikena Carja kulmon me poezinë “Udhëtim me fjalën e vrarë”. Sabit Idrizi përsëri nga Kosova “Jehon në Mitrovicë”.Më pëlqeu se është bërë pjesë për hirë të figurës letrare që përdor.Shpëtim Kelmendi nga Lezha, jeton në Itali.

Gëzim Hajdari. Drejtues i grupimit të poezisë jo italiane në Frosinione.Guxoi dhe u prezantua bukur. Xhemal Rudi, nga Suhareka, te poezia “Një ditë” një stil i veçantë i lidhses “Dhe”. Sokrat Habili: Një poet që e ndjek për çdo javë për hirë të një historie personale.I denjë për t’i qëndruar dhe zhvilluar më tej poezinë ashtu si edhe gjitoni Seit Seiti, nga Gjormi i suksesshëm për atë që bën mbi 30 vjet që shkruan dhe boton poezi. Botimi mbyllet me bulqizaken Barie Çupin, të cilën e lexoj në F.B. Suksese. Më ndodh rrallë qe poetët të  mburrin poetet gjë e bukur që në këte  botim ndodh  e kundërta . Në përfundim. I falenderoj autorët, për prurjet që bënë. Si mik i tyre s’dua të kritikoj, por t’i uroj për prurje dhe modele të reja në gjykim. Jo  “Unë personal” thotë Prof. Valter Memisha, por me “Unin kombëtar” Poezia është e bardhë. Po i hodhe pak të zezë kthehet në gri. E kuptoj mundin e organizatorëve, e mbështes punën e tyre. Shpresoj të përballojnë vështirësitë që dalin në raste të tilla. Poezia shteg i hapur për të gjithë.Le ta kërkojnë. Ta gjejnë dhe të futen në Antologjinë tjetër. Shumë  respekt për projektuesin  e kopertinës

Viktor Simoni.