Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Zbrit nga ëndrra

141
Sigal

Natë e vonë.

Qetësi.

Ëndrrat si flutura

lodrojnë pezull në errësirë.

Është trëmbur gjumi.

Mendimet përplasen të mpirë,

si vorbulla e një lumi.

Brenda cilës ëndërr je ti?

Më jep një shënjë dhe zbrit!

Unë kam dëshirë për dashuri,

më thuaj t’i mbyll sytë.

Ëndrra nuk afrohet në dritë.

Ëndrra e ka vet dritën brënda.

Dritën ia jep ti

nga zjarri që të vlon në gji.

Ma jep këtë të uruar shans,,,

dhe të dy të kalojmë në trans.

Nesër mbrëma me siguri

ëndrrën do ta bëjmë realitet.

O do të vish, o do të vi…

ti si hyjneshë e unë si mbret.

Ëndrra edhe na gënjen. E di,

por ndodh që kthehet në magji…

 

Letër bijës sime

 

U rrite bija ime e parë!

U rrite shoku im i vogël!

Tani jemi të dy të rritur…

Të shoh në foto me tët bij

të kapur dorëpërdore

më dukesh akoma fëmi

e bukur, e urtë, ëngjëllore.

Ne u rritëm bashkë ndër vite:

Unë thurja ëndrrat e mija.

Ti thurje ëndrrat e tua.

Pa e ditur as unë e as ti

që një ditë do bashkoheshin

në një ëndërr të vetme.

Të bëheshe nënë me fëmi

e ta kishe edhe shok

dhe ta mbuloje me dashuri.

Unë tani jam gjysh

dhe mbesën e përshëndes

nga fotografia.

Gjyshe u bëfsh edhe Ti,

por mos e provofsh kurrë

çdo të thotë të përvëlohet shpirti

nga malli dhe dashuria.

Ti sot ke datëlindjen…

Unë të uroj në telefon

po ku ta lë puthjen në ballë?

Ku ta ndiej përqafimin tonë?

…më mungon o bija ime e parë!

o shoku im i mirë

ta dish sa më mungon…

O dritë e syrit, o nur

mos të mungoftë Iris-i kurrë!