Motorri përplas vajzën e mitur në Dimal, transportohet në spital

104
Sigal

Një aksident ka ndodhur në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal.

Një motorr me targa AR 333, ka goditur një vjazë 5-vjeçe, që ishte duke kaluar nga njëra anën e rrugës në tjetrën.

Pas aksidentit, drejtuesi i motorrit që është edhe komshi me familjen e vajzës që aksidentoi, e ka transportuar fëmijën në Spitalin e Beratit me një makinë të rastit.

Vajza me inicialet A. D., ndodhet tashmë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i motorrit Nuri Daja është vetëdorëzuar në polici, ku edhe po pyeten në lidhje me aksidentin.

Burimet policore bëjnë me dije se motomjeti nuk ka qënë me shpejetësi dhe nga testi i alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar pije alkoolike.