Agim Xheka
Pas pësimit
Ah, moj dorë s’ta dija vlerën,
pse kështu ma mbylle derën?
As cigaren nuk e mban dot
as dhe lugën s’e mbush plot…
Tani që t’i njoha vlerat
s’të dalloj dot nga të tjerat.
Sa më vret mungesa jote
s’e mendova nëpër mote.
Mendimin ta hedh në letër
nuk e bën dot asnjë tjetër.
Pa mendimin jam i vdekur
se dhe zëri më është mekur.
Por unë prap s’dorzohem kurrë
do luftoj sa të ndjehem burrë,
por kërkoj edhe durimin tënd
t’më besosh sa më vret e dhëmb.
Mbahu moj dorë, mos më braktis
në emër të jetës dhe dashurisë.
Në m‘u ngjallshë si dikur
do mësosh ç’forcë ka një burr…
dhe unë të mësoj të vërtetën.
si të të vlerësoj ty dhe jetën…
Mirmëngjes, o Dielli im!
Mirmëngjes, o jetë, o zemër !
Mirmëngjes.
Mirmëngjes, o shpirt i bukurë
Mirmëngjes!
Mirmëngjes o buzë e ëmbël!
Mirmëngjes.
Mirmngjes, moj bel këputur!
Mirmëngjes.
Ti parajsa e lumturisë!
Mirmëngjes.
Mirmëngjes, e shtrenjta ime!
Mirmëngjes.
Ti dashuri e dashurisë!
Mirmëngjes.
Ti aortë e zemrës time !
Mirmëngjes.
Syri i bukur drita ime!
Mirmëngjes!





















