Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Më lini të jem vetja

263
Sigal

 

METAMORFOZË

Ah, moj e dashur…

zjarrit që ndezëm,

po i bien flakët dalngadalë

dalngadalë dhe prushi

do të tretet në hi

dhe hirin do e marrë era

e do shpërbëhet në mall

e brenda mallit

do të digjemi Unë e Ti…

…dhe ishte kjo metamorfozë

pjellë e një çasti tekanjoz

 

MË LINI TË JEM VETJA.

Shpesh unë sillem

si gjithë të tjerët

Fundja si ndjehem

Dhe vijnë ca “miq”

e më këshillojnë

-Bëj kujdes!

Nuk i shkon kështu poetit.

As vetë nuk e dinë

ç’kërkojnë të mjerët

Afrohen në koefidencë

Të rregullojnë kapelen

Të drejtojnë kollaren

Sikur të jem veshur

me rrobat e mbretit.

Dhe nuk ndodh rrallë

Nuk e kuptojnë

që më mërzisin ditët

Të them të vërtetën

Nuk iu bëj dot ballë

Mos vallë këta

Do të jenë hipokritët?