I përfundon misioni diplomatik në Shqipëri, Presidenti Meta pret ambasadorin britanik: Vullnet për të vijuar bashkëpunimin në cdo fushë mes dy vendeve

160
Sigal

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ambasadorin britanik, Duncan Norman në përfundim të misionit të tij diplomatik në Shqipëri. Përmes një postimi në facebook, Meta shkruan se falenderoi ambasadorin Norman për angazhimin në konsolidimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Takim i përzemërt lamtumire me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T.Z Duncan Norman, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri. E falenderova për angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar për të avancuar dhe konsoliduar më tej bashkëpunimin e mirë dhe të gjithanshëm mes dy vendeve tona.

Me urimin e ngrohtë për vazhdimësi të suksesshme të karrierës së Tij diplomatike bashkëndava vullnetin për të vijuar kontributet tona për të fuqizuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në çdo fushë me interes të përbashkët dhe në dobi të qytetarëve tanë.”- shkruan Meta.